Fermerët e fshatrave Seman dhe Topojë në Fier nuk janë të kënaqur me rendimentin e kulturës së grurit.
Këtë periudhë fushate të korrjes së grurit, prodhimi i tij nuk është ai që pritej si pasojë e shirave që ranë gjatë muajit maj dhe mospastrimit të kanaleve kulluese.
Prodhimi i grurit është më i ulët dhe shkon 35-40 kuintalë për hektar nga 60 kuintalë për hektar që ishte vitin e kaluar. Sipas femerëve, kultivimi i kulturës së grurit nuk ia vlen pasi çmimet e larta të punimit të tokës, të pesticideve dhe së fundi çmimi i lartë i korrjes, kanë kosto shumë të madhe.
“Plehu është i shtrenjtë. Të gjitha çmimet e punimit janë të larta”, thonë fermerët.
Në 8 fshatrat e njësisë administrative Seman gjatë këtij viti janë mbjellë me grurë 1155 hektarë tokë bujqësore nga 3500 që ka e gjithë njësia administrative.
Top Channel