Turqia ka nisur operacione anti-terroriste në rajonet Kandil dhe Sinxhar në Irakun verior. Ka qenë vetë Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili ka konfirmuar edhe ndërhyrjen ushtarake.
uke iu adresuar qytetarëve në provincën qendrore Niğde, Erdoğan tha: “Ne kemi filluar operacionet antiterroriste në Kandil dhe Sinxhar. Kemi shkatërruar 14 objektiva të rëndësishëm me 20 avionë tanë”, raporton Anadolu Agency.”Ata qëlluan dhe u kthyen, por ende nuk ka përfunduar. Do të vazhdojë”, shtoi presidenti turk.
Duke iu referuar rajonit të Kandilit, Erdogan tha se pas pastrimit të këtij rajoni, ai më nuk do të jetë kërcënim dhe burim terrorizmi për Turqinë dhe kombin turk.
Në ditët e fundit, zyrtarët turq kishin sugjeruar se rajoni i Malit të Kandilit në Irakun verior pranë kufirit iranian, ku grupi terrorist ka selinë e tij, mund të ishte objektiv i një operacioni të ardhshëm.
Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në Irakun e veriut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në rajonin e Malit Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.
Top Channel