
Punëtorët që i mungojnë vendit! Sektori i shërbimit pritet të vuajë më shumë edhe gjatë sezonit të ri turistik
24/02 13:18
Dy lagje në Tiranë do të kenë tashmë rrjet të ri ujësjellësi duke marrë zgjidhje dhe furnizimi me ujë të pijshëm.
Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për një lidhje të re ujësjellësi për furnizimin e disa pallateve në rrugën “Qazim Vathi” pranë zonës së rrugës Bardhyl. Kjo lidhje e re do të bëjë të mundur rritjen e sasisë së furnizimit me ujë për banorët e pallateve që kanë akses direkt me linjën kryesore.
Gjithashtu, i është dhënë fund problematikës së njoftuar në rrugën “Nazmi Rushiti”. Stafi i UKT-së, ndërhyri menjëherë për riparimin e defektit të banorëve të zonës duke bërë që linja rifilloi furnizimin normal me ujë në një kohë shumë të shkurtër.
Top Channel