Lajmet kryesore të ditës, 12/06/2018 – Ora 20:00

12/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RAMA: RRITJE E PENSIONEVE NGA 1 KORRIKU

Kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e pensioneve me 2.8% duke nisur nga 1 korriku dhe premtoi se Shqipëria do të jetë vendi i parë pa qese plastike.
FLECKENSTEIN: TË HAPEN NEGOCIATAT

Eurodeputeti Knut Fleckenstein kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë. “Ka patur progres dhe çështjet e sundimit të ligjit po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ndoshta edhe më mirë se në disa vende brenda BE”, tha ai.

FILLON PELEGRINAZHI NË KISHËN E SHËN ANOIT
Mijëra pelegrinë të të gjitha besimeve janë mbledhur në kishën e Shën Anoit në Laç për të kaluar natën mes lutjesh, një ritual që do e bëjnë edhe për 12 të marta të tjera.

RALLY ALBANIA MBYLL ETAPËN E DYTË

Dhjetëra garues u nisën që prej orëve të para të të martës nga Dibra drejt Ersekës për të përmbyllur etapën e dytë të Rally Albania.

REALI ZGJEDH PASUESIN E ZINEDINE ZIDANE

Julen Lopetegui, trajneri i Spanjës, do jetë drejtuesi i ri i skudrës së Realit të Madridit deri në vitin 2021 dhe do ta nisë punën menjëherë pas përfundimit të Botërorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA