28/12 19:12
Aksi që lidh fshatrat e Divjakës me autostradën Lushnje-Rrogozhinë është quajtur ndryshe unaza bujqësore e Divjakës.
Që nga vetë emërtimi tregon rëndësinë jetike që ka për zonën. Rikonstruksioni i saj u bë 4 vite më parë, por gëzimi i fermerëve zgjati disa muaj.
Në krye të vitit, në rrugë filluan të shfaqen të çara dhe gropa. Firma “Alessio 2014” e riparoi disa herë me asfalt të ri, por situata nuk ndryshoi shumë.
“Është punuar keq. Po ra shi, nuk kalon dot se mbushet me ujë. Këtu e kalon e gjithë Myzeqeja”, thonë banorët e zonës.
Edhe për këtë rrugë janë shpenzuar miliona lekë, të cilat duket se kanë humbur në gropat dhe arnat që i shtohen dita-ditës.
Top Channel