Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ka përshëndetur marrëveshjen mes Tsiprasit dhe Zaevit, për emrin e ri të Maqedonisë.
Ai vlerësoi si tejet të rëndësishme këtë marrëveshje mes dy fqinjëve, ndërsa uroi që tashmë Maqedonisë Veriore t’i hapet rruga drejt integrimit në NATO.
Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike, përshëndes marrëveshjen midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev, lidhur me emrin e fqinjit tonë lindor, nga sot Maqedonia Veriore.
Kjo marrëveshje si akt i pjekurisë politike, u jep meritë dy qeverive dhe faktorëve politikë vendas dhe ndërkombëtarë, që i mbështetën duke përmbyllur në këtë mënyrë një temë të zgjatur kontesti në rajon.
Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike, duke uruar finalizimin me sukses të kësaj marrëveshje për zgjidhjen e pengesës së fundit, shpreh besim në përmbylljen sa më parë të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë Veriore, dhe më tej për udhëtimin së bashku drejt procesit plot sfida dhe shpresë të integrimit në BE të dy vendeve tona.
Top Channel