Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shpreh shqetësimin për riparimet në këtë kohë në autostradë, duke thënë se mbyllet rruga për turistët.
Në një stauts në Facebook Vasili thotë se bizneset në bregdet do të humbin para në këtë mënyrë.
“Autostraden e mbyllen.Po 10 milion turistet nga malet si kaçake do kalojne? Thone qe priten 10 milion turiste ne Shqiperi kete vit. Autostraden Tirane Durres e mbyllen keta “strateget” e turizmit pikerisht ne startin e sezonit turistik.E padegjuar kjo bëmë e fundit e ketyre. Po keta 10 milion turistet nga do ti bien per te dale ne det. Nga kodrat e nga malet i bie, se rruge tjeter nuk ka. Po mijra shqiptareve qe duan edhe ata te bejne pushime pse jua nxijne jeten xhanem.Po atyre qe merren me bisnesin e turizmit e qe duhet te bejne furnizime e te presin turistet pse i torturojne. Pse ja humbasin bisnesit gjithe keto para’,po ekonomine kombetare pse e demtojne.
Jane te paafte dhe kaq. Presim tani degjesen e radhes te kryeministrit shkollepak qe tu shpjegoje njerezve se sa mire eshte t’i besh gropen turizmit.Fol kryeminister fol se e bere edhe Shvejkun qe te harrohet. Vertet kryeminister s’ke asnje faj se ty s’te duhet gje per cfare flet vet”, thotë Vasili.
Top Channel