Lajmet kryesore të ditës, 11/06/2018 – Ora 16:00

11/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RRITET PUNËSIMI NË VEND

INSTAT raporton se papunësia në Shqipëri ka kapur nivelin më të ulët të 30 viteve të fundit më 1 milionë e 127 mijë të punësuar, pjesa më e madhe në sektorin privat dhe në bujqësi.

RAMA: TURIZMI SHTYLLË E FORTË E RRITJES EKONOMIKE

Kryeministri Rama foli sot nga Durrësi për 250 mijë të punësuar në turizëm dhe 10 milionë vetë që vizitojnë Shqipërinë gjatë 5 viteve në vijim. Rritja ekonomike do sjellë dhe rritjen e pagave, shtoi Rama.

NUK KA VETTING PËR LLALLËN

Kolegji i posaçëm i apelimit la në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vettingut që e përjashton ish-kryeprokurorin Llala nga ai, një lajm i mirë ky jo vetëm për Llallën, por edhe për këdo të dorëhequr deri më tani.

LIDERËT GATI PËR TAKIMIN

Donald Trump dhe Kim Jong Un, ndodhen në Singapor, në pritje të atij që është cilësuar takim historik, që do të ulë tensionet mes te dy vendeve.

CEREMONIA E HAPJES SË BOTËRORIT

Robbie Williams dhe sopranoja ruse Aida Garifullina do hapin ceremoninë e Kupës së Botës ditën e enjte në orën 16:30, gjysmë ore përpara fillimit të ndeshjes së parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite. Këngëtari dhe sopranoja u shprehën mjaft të kënaqur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA