Në Komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke iu referuar disa raportimeve në mediat vendase, por edhe të huaja, për ngritjen e një kampi ku do të priten refugjatë të huaj, deklaroi se Rama po bën pazar me Shqipërinë, e me shqiptarët.
“Mediat jashtë edhe brenda vendit po thonë se ky njeri ka vendosur që këtë vend ta kthejë në kamp refugjatesh. Në një vend ku qindra mijëra ikin, siguria është zero. Po bën pazar me Shqipërinë, e me shqiptarët”, u shpreh Alibeaj në Komisionin e Ligjeve.
Lidhur me këtë shqetësim Top Channel kontaktoi me zyrën e Kryeministrit që mohoi kategorikisht zërat që qarkullojnë, për një kamp refugjatesh në Shqipëri.
“Nuk ka asnjë plan, asnjë ide, asnjë diskutim të tillë. Gjithçka është e pavërtetë”, bën të ditur zyra e Kryeministrit.
Top Channel