Në Mbrostar të Fierit po vijon puna për ndërtimin e impiantit të inceneratorit që do të trajtojë mbetjet urbane të Fierit. Projekti parashikon ndarjen, riciklimin dhe asgjësimin me teknologji të fundit që eliminon mbetjet si në toke ashtu edhe në ajër.
Drejtuesit e projektit shpjegojnë se po ndërtohen hapësirat që do evitojnë edhe ndotjen e ujërave.
Zgjidhje u mendua ndërtimi i incineratorit në zonën e Mbrostarit, 5 km pa shkuar në qytetin e Fierit.
“Ishte pikërisht qeveria shqiptare që në bazën e kësaj kërkese, e sensibilizimi që ne bëmë si Bashki arriti që të gjente mundësitë, e të na financonte këtë projekt. Padyshim që për mua është mjaft pozitive dhe unë e quaj një zgjidhje të problemit.
Për impiantin e mbetjeve që do të prodhojë energji është lidhur kontrata në tetor të 2016-s dhe një vit më pas është miratuar leja e ndërtimit, ndërkohë që punimet kanë nisur në mars të 2018-s.
“Po punojmë për realizimin për vendin e depozitimit, po realizojmë një forcim bazamenti dhe më pas do të vë vijojmë me krijimin e argjinaturës. Më pas do të vijojnë punimet për të realizuar një izolim sa më të mirë”, shpjegon Eni Xhambazi, inxhinieri i projektit.
Në kontratë është parashikuar edhe kohëzgjatja e ndërtimit, ku gjatë kësaj kohe do të punësohen rreth 300 persona. Vlera e projektit shkon në 27.4 mln euro.
“Për vendin e depozitimit punimet janë parashikuar të përfundojnë në fund të gushtit 2018. Ndërsa për impiantin e trajtimit të mbetjeve punimet duhet të përfundojnë në korrik të vitit 2019”, shton inxhinieri i projektit
Inxhinierët thonë se impianti i jep fund shqetësimit të banorëve, si edhe do eliminojë ndotjen.
“Kapaciteti i inceratorit është 180-200 ton mbetje në ditë. Ndërsa kapaciteti i landfillit është 400 ton mbetje. Mbeturina nga jashtë nuk do të hyjnë. Ndotja këtu është minimale”, sqaron Ardit , inxhinier
Top Channel