Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Sarandës ka shtuar kontrollet gjatë sezonit turistik, ku gjatë të premtes ka arrestuar një 27-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pa leje.
“L. Niko, 27 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas është konstatuar në lagjen ”Nr.1”, duke qarkulluar me mjetin tip ”Smart”, në të cilin mbante një armë zjarri pistoletë pa leje. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë tip ”TT” si dhe automjeti”, thotë policia e Sarandës.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Top Channel