Me 200 km/h?! I riu durrsak sfidon efektivët. Policia: Papërgjegjshmëri në mjet

09/06/2018 09:06

Fundjava vijon të jetë shqetësuese për policinë rrugore, pasi argëtimi dhe teprimi me alkoolin përbën rrezik për shpejtësi tej normave të lejuara.

Një i ri durrsak është ndaluar teksa shpejtësia e mjetit të tij në radarin e efektivëve shënoi 200 km/ h.

“200 km/h, 29-vjeçari nga Durrësi. Papërgjegjshmëri ne drejtim te automjetit. Nuk i ndalon policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, jetën e tij e te përdoruesve te rrugës, por kapet pas ndjekjes nga patrullat e qarkullimit. Një drejtues mjeti i përgjegjshëm të ndihmon të festosh dhe një ditë tjeter. Shpejtësia të nxit, por të vret”, thuhet në Facebook të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, në të gjitha rrugët e Tiranës kanë vijuar kontrollet me drager të policisë.

Ne rrugën “Sulejman Delvina” u verifikua se shtetasi me iniciale E.D vjec 36 drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen 0.91 mg/l
“Drejtues mjetet kujtohuni gjithmone – alkooli shkon ne stomak, por turbullon koken dhe nje mjet drejtohet me koke !”, bën apel policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA