Ushqimet e pakontrolluara që shiten në rrugë të ekspozuara në pluhur dhe papastërti, po provokojnë raste në rritje të personave që paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës.
Janë 4 apo 5 raste në ditë kur qytetarët për shkak të ushqimeve të pakontrolluara dhe me rritjen e temperaturave shfaqin shenja helmimi. Alban Haxhi, mjek toksikolog në Urgjencën e Spitalit të Shkodrës, thotë se rastet janë në rritje.
“Rastet janë duke ardhur në rritje, por çdo është nën kontroll. Diagnoza më e shpeshtë është gastroenteriti”, deklaron mjeku.
Mjeku këshillon që të shmangen ushqimet që tregtohen në rrugë, si qumështi apo ushqime që nuk kanë vulë apo shenjë sigurie nga institucionet.
“Këshillohet të konsumohen sa më shumë lëngje dhe ushqimet të mbahen në vende të freskëta”, shton mjeku.
Për pasigurinë ushqimore flitet vazhdimisht, por ky fenomen vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve.
Top Channel