Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani vijon të japë deklarata qartësisht në mbështetje të presidentit amerikan.
Nga Izraeli, ish kryebashkiaku i New Yorkut, fillimisht foli për takimin Trump-Kim Yong-un, duke zbuluar se lideri koreano-verior ishte lutur që të mos anulohej.
Tashmë Giuliani ka folur edhe për skandalin seksual, që sheh Trump të akuzohet nga port starja Stormy Daniels, se kanë kryer seks me pagesë.
“Unë kam shumë respekt për femrat në përgjithësi, por nuk mund të them të njëjtën gjë për Stormy Daniels. Një grua që vendos të shesë trupin e saj për të bërë para, nuk do të gëzojë kurrë respektin tim. Mund të dukem i vjetëruar, por e theksoj se një femër e tillë nuk ka reputacion”, deklaroi Rudy Giuliani.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i një avokati të kontaktuar nga Stormy Daniels, në çështjen gjyqësore me Trump, duke e cilësuar Giulianin “tërësisht një derr”.
Top Channel