Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
GJYQTARI QË SHFRYTËZON DREJTËSINË
Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë ka shfrytëzuar sistemin e drejtësisë për interesat e tij personale. Në njërën shkallë të gjyqësorit ai u ndihmua nga bashkëshortja e tij, po gjyqtare.
VETTINGU RREZIKON BASHKIM DEDJËN
Vettingu rrezikon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja të cilit i janë gjetur disa shkelje në deklaratat e pasurisë. Vendimi jepet më 13 qershor.
KOSOVA MË E RREZIKUARA NË RAJON PËR PAQEN
Në Indeksin e Paqes Globale, Kosova rezulton vendi më i rrezikuar në rajon. Ndër 163 vende të vëzhguara Instituti për Ekonomi dhe Paqe, e rendit atë të 92-tën ndërsa Shqipërinë të 52-ën. E para listohet Islanda, ndërsa e fundit Siria.
AUSTRIA NIS MBYLLJEN E XHAMIVE
Austria do të mbyllë disa xhami në vend dhe do dëbojë 60 imamë, të cilët praktikojnë islamin politik. Shumica e tyre janë turq dhe kjo gjë ka zemëruar Rexhep Tajip Erdoganin.
PËRCAKTOHEN ÇMIMET PËR BOTËRORIN
Skuadra triumfuese e Botërorit do të fitojë 33 milionë euro, ndërsa ajo finaliste do të marrë 25 milionë euro. Është përcaktuar edhe shpërblimi në rast dëmtimi të futbollistëve.
Top Channel