Megjithëse nxënësit dhe prindërit e kundërshtuan testimin e maturantëve në korridore, Ministria e Arsimit duhet të zhvillonte të paktën një test atje, që të kuptonte se po gabonte.

4 ditë pas provimit të parë të detyruar të maturës shtetërore, Ministria e Arsimit është bindur se skema e re për të zhvilluar provimet në korridore dështoi me sukses!

“Na thanë që do i bëjmë provimet në klasa, jo më në korridore, ndoshta e kanë kuptuar që s’ishte ide e mirë”, thonë maturantët.

Në provimin e dytë të detyruar të maturës, të letërsisë dhe gjuhës shqipe, duket se maturantët ishin më të përgatitur. Ata mbërritën në shkolla diku rreth orës 09:00, të gjithë të emocionuar për drejtimin që do të marrë e ardhmja e tyre pas 20 qershorit.

Provimi i letërsisë përfundoi më vonë se i pari. Nxënësit dolën nga klasat pas orës 12.20 minuta me përshtypje të ndryshme.

Provimi i radhës i maturës është matematika, që do të zhvillohet në datën 13 qershor, ndërsa të fundit janë 2 provimet me zgjedhje më 20 qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA