Negociatat nuk hapen pa largimin e Fatmir Xhafajt, është shprehur kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho në seancën plenare.

Ai thotë se vendet e BE kanë pasur rezerva ndaj Shqëipërisë. “Më saktësisht kreu i PPE e kishte fjalën nëse nuk do të largohet ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Të njëjtën histori keni pasur me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Tani po e fusni vendin në qerthull. Si në asnjë rast tjetër, në asnjë vend të BE dhe më gjerë nuk gjen një precedentë të tillë që ministri që supozohet të luftojë krimin e organizuar dhe drogën të ketë vëllain të dënuar për krim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Do të dëshironim për shkak të rëndësisë së hapjes së negociatave të diskutonim me ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin po asnjëri nuk është sot këtu”, tha Spaho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA