Sot ishte dita e fundit e shkollës dhe klasat e nënta e festojnë këtë ditë duke i hedhur njëri-tjetrit vezë, miell dhe ujë. Por, me mbylljen e shkollës fillon një sfidë tjetër për fëmijët: si do t’i kalojnë pushimet verore?
“Do të shkoj te gjyshja e do të rri kot. Kam bërë plan të lexoj edhe një libër”, thotë një vajzë.
“Do të rri me celular e do të shikoj televizor”, shprehet një djalë.
Doriana Musta, koordinatore e Akademisë Sportive, thekson: “Në verë zhvillojmë kampin sportiv. Fëmijët janë të moshës 5-15 vjeç. Kundrejt një tarife prej 2 000 lekësh, zhvillohen tre seanca në javë”.
Ndërkohë, Sonila Kapidani, drejtuese edukimi në Teatrin Metropol tregon: “Është i treti vit radhazi ku pushimet verore fillojnë në teatër. Këtë vit kemi dy grupe me nga 25 fëmijë secili. Ata do të vijnë çdo ditë në teatër në orarin e shkollës për të kaluar dy javë në teatër pa pagesë. Një kamp veror përmes teatrit”.
Top Channel