E rrallë në Vlorë/ Peshkatari kap peshkun 24 kilogramësh, e hedh mbi supe dhe bën ‘xhiro’ në shëtitore 12/11 17:06
Fermerët e Bashkisë së Klosit, përveç kostos së lartë të punimeve, prej vitesh po përballen edhe me një fenomen tjetër: cilësinë e dobët të farërave.
Fermerët thonë se vetëm në 2 apo 3 vitet e para, kur kanë dalë në treg farërat, prodhimi ka qenë i kënaqshëm. Ata shtojnë se faji është i instancave shtetërore.
“Farërat janë jashtë standardit. Nuk japin rendimentin që kanë dhënë më parë. Duhen kontrolluar që të japin garanci. Nuk janë të sigurta, ata që i shesin thjesht duan lekët e kaq. Qeveria të marrë masa”, thonë fermerët.
Farërat tradicionale po shkojnë drejt zhdukjes, ndaj dhe fermerët nuk kanë shumë alternativa zgjedhjeje për farërat e kulturave të ndryshme bujqësore.
Top Channel