Balla: Bashkëshortja e Presidentit bën zhurmuesen! Kryemadhi: Taulant, s’jam marrë as me motrën, as me gruan tënde

07/06/2018 12:46

Mazhoranca votoi edhe njëherë projektligjet e rendit të ditës nën protestën e opozitës në sallën e Kuvendit.

Taulant Balla doli në përfundim të seancës parlamentare të kësaj të enjte para mediave, me synimin për të sqaruar se çfarë kishte votuar në Kuvend mazhoranca në kushtet e protestës së opozitës.

Por, gjatë fjalës së tij para mediave, afrohet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe mes tyre zhvillohet një dialog i tensionuar.

Monika Kryemadhi: Të flasim edhe ne të opozitës.

Taulant Balla: Patjetër që do të flasësh se atje brenda ta zuri Luli vendin. Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit të Republikës ka filluar të bëjë zhurmuesen, por ky është fati i keq i opozitës.

Monika Kryemadhi: Taulant, s’jam marrë as me motrën tëndë, as me gruan tënde.

Taulant Balla: Kjo është edukata juaj!

Monika Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë, po mos u merr me çështje familjare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA