Policia ka sekuestruar 671 kg kanabis në një operacion të zhvilluar në bashkëpunim me Delta Force në Gadishullin e Karaburunit.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë gjetur 671 kg kanabis dhe 200 litra benzinë, ndërsa në pranga është vënë Benardo Nezhaj, 29 vjeç nga Dukat i Ri i Orikumit.
“U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore”, thotë policia e Vlorës.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim’.
Top Channel