Rama viziton Repartin e Radioterapisë në QSUT: Komplet botë tjetër

05/06/2018 15:27

Kryeministri Edi Rama ishte në Repartin e Radioterapisë, pranë Onkologjikut në QSUT, ku është instaluar akseleratori i dytë për trajtimin e sëmundjeve tumorale.

Kjo ka mundësuar dyfishimin e numrit të pacientëve nga 45 në 90 në ditë që trajtohen me këtë teknologji.

Vetë kryeministri vuri në dukje ndryshimin që ka pësuar Onkologjiku në Tiranë gjatë viteve të fundit: “Këtu është komplet botë tjetër nga ç’ishte përpara 4 vitesh. Këtu ka qenë depresion. Sigurisht që gjërat nuk bëhen të gjithë përnjëherë, këtu kanë ndryshuar shumë gjëra”.

Sipas mjekëve të repartit, është zgjidhur edhe çështja e rimbursimit të herceptinës, medikament i nevojshëm për trajtimin e sëmundjeve tumorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA