Policët “e pritën” në shtëpi, arrestohet 33-vjeçari për vjedhje me armë

05/06/2018 09:49

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi tentoi të vidhte me armë një banesë. Sokol Dedaj, ishte në fakt në survejim nga policia dhe u arrestua në flagrancë në sajë të operacionit të koduar “Long Wait”.

“Më datë 05.06.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit u finalizua me sukses operacioni, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sokol Dedaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër”, bën të ditur policia.

Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krehër me fishekë. Mësohet se efektivët ishin në dijeni të vjedhjes që do të kryhej në shtëpinë e 63-vjeçares, dhe e kanë pritur brenda banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA