Disa punonjëse të rafinerisë së përpunimit të naftës në Fier protestuan në hyrje të uzinës, duke kërkuar rikthimin në punë dhe likuidimin e shtatë pagave të prapambetura.
Ato akuzojnë menaxherët se pas rinisjes së punës në rafineri, rekrutimet janë kryer duke bërë diferencime gjinore. Deri tani, sipas tyre, janë rikthyer në punë 25 punëtorë burra, ndërsa rreth 70 të tjerë, pjesa më e madhe gra, nuk janë thirrur.
“Shtatë muaj pa të ardhura. Drejtori nuk përgjigjet në telefon. Kujt t’i kërkojmë ndihmë? Duam atë që na takon. Kanë marrë ata që i duhen për remont dhe gra nuk duan”, thonë punonjëset.
Ato shtojnë se u është bërë presion që të heshtin, ndaj kërkojnë nga qeveria që të ndërhyjë për të ndihmuar kundër diskriminimit.
Top Channel