Gjyqi për “atentatin”; Tom Doshi, Durim Bami dhe Mark Frroku kërkojnë gjykim të shkurtuar

05/06/2018 12:57

Tom Doshi Mark Frroku dhe Durim Bami do te gjykohen me procedure e posaçme të gjykimit të shkurtuar për akuzën e kallëzimit të rremë.

Në seancën e së martës, tre të pandehurit nuk u paraqitën vetë, por nëpërmjet avokateve të tyre, kërkuan gjykim të shkurtuar duke pranuar vetëm aktet e Prokurorisë, por jo akuzën e kallëzimit të rremë.

Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtari Bledar Abdullai, i cili më pas ftoi prokuroren Elsa Miha që të parashtronte faktin objekt gjykimi.
Sipas prokurores, tre të pandehurit akuzohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi.

Nga verifikimet ka rezultuar se këtë fakt e ka deklaruar i pari Mark Frroku në një takim qe ka patur me Doshin. Madje ka qenë Frroku, që sipas Prokurorisë e ka prezantuar Tom Doshin me Durim Bamin, personi që duhej të kryente atentatin.

Gjate parashtrimit të aktit prokurorja lexoi edhe disa nga dëshmitë e dhëna mes të pandehurve
Gjyqtari i çështjes i la dy javë kohë prokurores së çështjes që të përgatiste konkluzionet përfundimtare për tre të pandehurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA