Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 10 vjet burgim Mikel Shallarin që është ekzekutori i kryekomisarit Artan Cuku.
I pandehuri shpëtoi nga burgimi i përjetshëm pasi ra dakord me prokurorinë të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregonte porositësit e Artan Cukut. Porositësin e vrasjes ma prezantoi djali i dajës që quhet Kristaq Leci, rrëfen i penduari Mikel Shallari. Ai e quante Bledar Jambellin si i madhi ose shefi.
Më premtuan 20 mijë euro për të kryer krimin, pohon në marrëveshjen e bashkëpunimit i riu që i shpëtoi me rrëfimin e tij burgimit të përjetshëm. Përvecc shpërblimit ata më premtuan se do më rregullonin në Gjermani thotë me tej Shallari.
“Unë nuk e njihja Artan Cukun”, tregon Shallari, po porositësi ma tregoi duke shkarkuar një foto të tij nga interneti. Ndërsa plani për vrasjen është thurur prej tyre në dhjetëditëshin e tretë të marsit 2017. Porositësi na foli me tone fyese tregon i penduari mua dhe Lecinit dhe në urdhëroi që krimin ta kryenim të nesërmen.
Menjëherë pasi ka vrarë Artan Cukun ai është larguar me një taksi të rastit, ndërkohë qe edhe pse kishte lënë takim me Bledar Jambellin ai nuk ishte paraqitur. Prokuroria thotë se Bledar Jambelli e urdheroi vrasjen e kryepolicit pasi në 7 dhjetor 2012, kur drejtor i policisë Vlorë ishte Artan Cuku ai u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Amarildo Delajt. Bledar Jambelli u lirua dy vjet pas këtij krimi duke u shpallur i pafajshëm ndërsa shteti e kishte dëmshpërblyer për burgim të padrejtë.
Aktualisht Bledar Jambelli është në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që drejtësia ka dështuar për arrestimin e tij. Jambelli, i njohur edhe me emrin Rikard Muho do të gjykohet veccmas ekzekutorit Shallari, i cili sipas përllogaritjeve i ka kryer më shumë se dy vjet burgim.
Top Channel