Xhafaj dekoron oficerin amerikan Jan Hiemstra

04/06/2018 13:34

Në përmbyllje të misionit si Shef i Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dekoroi oficerin amerikan Jan Hiemstra.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Brendshme, Xhafaj vlerësoi bashkëpunimin dhe asistencën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një partner shumë i rëndësishëm për agjencitë ligjzbatuese shqiptare.

“Dëshiroj të vlerësoj bashkëpunimin shumë të mirë që ne kemi në fushën e sigurisë ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-së, veçanërisht asistencën mjaft të vyer që SHBA japin ndaj agjencive të sigurisë në vend dhe veçanërisht Policisë së Shtetit, në shumë fusha. Ju sot po e përmbyllni këtë detyrë, duke lënë pas një kontribut të spikatur në mbështetje të Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”, nënvizoi ministri Xhafaj.

Duke vlerësuar bashkëpunimin me palën shqiptare, zyrtari amerikan deklaroi se eksperienca në Shqipëri ka qenë shumë e mirë, si në aspektin profesional dhe atë personal. “Është bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i veçantë i Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Sigurimit Rajonal që krijon një atmosferë të tillë të jashtëzakonshme dhe vazhdon të korrë sukses për të dy palët. Megjithëse kisha ndjenja të përziera për sa i përket ardhjes në Shqipëri, unë largohem me kujtimet më të bukura të jetës në Shqipëri si në aspketin personal dhe atë profesional”, theksoi oficeri Hiemstra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA