Ushqimet në pluhur, shitja pa higjienë në aksin Korçë-Pogradec

04/06/2018 14:53

Fermerët rajonalë të Korçës kanë përshtatur hapësirat përgjatë akseve nacionale në tregje të improvizuara.

Përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec, fermerët kanë improvizuar tezga shitje për prodhimet e tyre ku nuk shihen vetëm produkte bujqësore por edhe prodhime të bëra në mënyrë artizanale.

Mungesa e hapësirave funksionale si tregje për prodhimet bujqësore sipas fermerëve i ka detyruar ata që të shesin buzë rrugës jashte çdo standardi higjeno-sanitar.

Çdo ditë banorët e fshatrave të fushës së Korçës, Bulgarec, Biranj, Lumalas, Zvirine, Pirg etj., zbresin në këtë aks dhe sjellin me vete fasule, qepë, turshi, reçel, uthull molle. E kanë të vetmen mënyrë mbijetese

Por që nga kushtet me të cilat prodhohen dhe deri te tregtimi mes pluhurit të rrugës dhe tymit të automjeteve, kjo mënyrë tregtimi e shton pasigurinë e konsumit të këtyre ushqimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA