Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme i nënshtrohet këtë të hënë vetingut, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Sipas ILKDPI, prokurorja ka bërë deklarime të sakta dhe nuk ka fshehje të pasurisë. Ajo disponon në Tiranë një apartament me sipërfaqe 95 m2, dhe një vlerë prej 34 mijë dollarë. Gjithashtu ka një apartament në Durrës, të vlerësuar 3 milionë lekë dhe bono thesari 11.500 dollarë.

Gjithashtu sipas deklarimit në llogari të babait të saj ka bono thesari, 3.5 milionë lekë, dhe llogari bankare 7 mijë dollarë. Ndërsa e ëma, një llogari bankare 9 mijë dollarë. Në lidhje me figurën e Lekës, DSIK konstaton përshtatshmëri, dhe vlerëism për aftësitë profesionale.

Vetë prokurorja i kërkoi trupës gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu të konfirmohet në detyrë.
Leka e ka nisur karrierën e saj në 2004, dhe ka qenë dhe eksperte në Shkollën e Magjistraturës. Prej vitesh ajo punon në organin qendror të akuzës. Vendimi do të jepet më 6 qershor në orën 09.00.

Ndërkohë, të martën në sitën e vettingut do të kalojë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Trupa gjykesë që do të vendosë për të përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa. Në të njëjtën ditëështë dhe Dritan Prenci, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA