25/11 16:24
Çdo person që do të ndodhej para një luani do të vraponte të strehohej për të shpëtuar nga kafshët e egra.
Por ky nuk është aspak ajo çfarë bën Oleg Zubkov, pronari i një parku me kafshë të egra, i cili ndërhyn mes tufës së luanëve për të ndarë një “sherr” që po niste mes luaneshave.
E sapo luanët shohin atë, janë ata që vrapojnë të frikësuara, e duket se frika më e madhe e tyre është momenti kur Zubkov heq shapkën dhe i godet me të.
Videoja është filmuar nga një prej turistëve të zonës që Oleg Zubkov po i bënte shëtitje në parkun e tij në “Tagan safari park” në Krimea.
Top Channel