Kryeredaktori i RD-së, Blendi Kasmi ishte sot në komisionin e Edukimit dhe mjeteve të informimit, ku foli mbi plagosjen e tij në protestën e 26 majit. Por debati mes maxhorancës dhe opozitës u fokusua tek 21 janari.
Ishin socialistët ata që kishin sjellë foto të dhunës së 21 janarit të 2011, për të cilët Spaho i quajti paralelizma qesharake.
“Paralela që po përpiqeni të bëni me 21 Janarin është qesharake. I vratë njëherë ata, po i vrisni për herë të dytë! Keni pasur 5 vjet kohë në dispozicion për të zbardhur të vërtetën. Por e vërteta është një dhe e thjeshtë: Ishte puç kushtetues! Keni dashur të merrni pushtetin me forcë, me dhunë, keni sulmuar Kryeministrinë me të gjitha mjetet e mundshme! Ky është dallimi mes nesh dhe jush! Ne nuk e marrim pushtetin me dhunë! Protestat tona në dallim nga tuajat janë brenda limiteve politike. Por natyrisht ka një moment kur policia provokon dhe njerëzit reagojnë si në këtë rastin e Partia Demokratike u tregua forcë e përgjegjshme. Deputetët e saj, e keni në të gjithë regjistrimet, kanë dalë në krah të Policisë dhe kanë qetësuar njerëzit. Ky është dallimi i madh midis nesh dhe jush dhe më pas, dallimi midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës: Ndërsa Edi Rama i nxiste me telefon nga kullat e tua Fidel, Lulzim Basha erdhi i tërhoqi njerëzit dhe i çoi tek PD-ja”, tha Spaho.
Top Channel