Një grindje mes dy personave në fshatin Rragam të Shkodrës ka bërë që njëri prej tyre të mbetet i plagosur me mjete prerëse.

Policia e Shkodrës raportoi se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa shtetasi A. H. 49 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, ku edhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të Policisë së Shkodrës është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit Ludovik Ahmataj 61 vjeç.

Aktualisht është ngritur grupi hetimor, që ka mbërritur në fshatin Rragam dhe po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA