Një efektiv i Gardës së Republikës ra nga një lartësi gjatë takimit të kryeministrit në Belsh, ditën e shtunë. Gardisti ishte duke kontrolluar zonën dhe duke kryer procedurën standarde të ruajtjes së një takimi të kryeministrit.

Ai kishte hipur në një godinë në ndërtim, ndërsa gjatë lëvizjes ka kaluar tek kolonat e betonit ku vendoset ashensori. Vendi bosh i ashensorit ka qenë i pasiguruar dhe gardisti ka rënë nga një lartësia prej disa metrash.

Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Top Channel