Sfilatat e kanë dhënë mesazhin e tyre. Nëse shumë prej jush po bëhet gati për sezonin veror, patjetër që stili i rrobave të banjës është kryesori.

Stilistët na kanë sjellë në kohë vitet 80. Me një sërë ngjyrash e detaje të shndritshme. Prerje që theksojnë format etj.

Ndërkohë që kryfjala në sezonin e vjetshëm kanë qenë prerjet me flutura dhe rrobat e banjës shpesh me Tshirt apo prer të gjatë, apo dizenjo frutash dhe lulesh, për këtë vit zgjidhni të njëjtin prit dizenjosh shoqërues të rrobave të banjës me një fund apo fustan.

Akoma më mirë për ato që pëlqejnë të përdorin përsëri Tshirt, sepse stilistët na ofrojnë rroba banje të frymëzuara nga surf-i.

Sigurisht që nuk duhet të harroni lulet.

Po ashtu printimet e vijave vazhdojnë të mbeten in për këtë sezon, por mos harroni detajin më të rëndësishëm. Ato mund të vishen vetën kryesisht nga trupat elegantë.

Nëse jeni për një aperitiv buzë pishinës mos ngurroni të zgjidhni temina. Janë kryefjala e sezonit, por sigurisht jo në plazh.
Një detaj tjetër i pëlqyeshëm në këtë sezon nga stilistët janë përzierja e dizenjove të ndryshme në një të vetëm.

Kujdes aksesorët dhe pas këtyre këshillave jeni perfekte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA