La shtatzënë të miturën, familja revoltohet me vendimin që dha gjykata: Do bëjmë vetëgjyqësi

03/06/2018 20:11

Pasi gjykata vendosi dënimin me 4.8 vite burg për Ligor Bibën, i akuzuar se përdhunoi bashkëfshataren e tij vetëm 14 vjeçe duke e lënë atë shtatzënë, familjarët e së miturës shprehen të revoltuar për këtë vendim.

Ajo u abuzua një vit më parë nga 55-vjeçari, ndërsa pak muaj më parë solli në jetë djalin e saj. Rasti u denoncua kur e mitura ishte në muajin e 8-të të shtatzënisë, ndërsa Ligor Biba i mohoi akuzat dhe u desh dalja e rezultateve të ADN për të provuar atësinë e foshnjës.

Gjykata e Korçës ka vendosur dënimin me 7 vite burg për 55 vjeçarin, i cili do të vuajë 4.8 vite, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Nëna e 15-vjeçares, mes lotësh tregon se ngjarja e rëndë i ka traumatizuar, ndërsa e quan dënimin të pamjaftueshëm për atë çfarë u ka shkaktuar autori.

Babai i 15-vjeçares thekson se si të mos mjaftonte varfëria, mbi supe i rëndon edhe turpi i vajzës dhe pamundësia për të reaguar ndërsa thekson se nëse drejtësia nuk vepron do të bëjë vetëgjyqësi.

“Nëse nuk ka shtet, unë do të marrë masa vetë, unë do ta vras vetë”shprehet Faik Biba, babai i vajzës.

Familja Biba jeton mes varfërisë ndërsa fëmija i lindur si pasojë e abuzimit të vajzës së mitur është lënë në jetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA