Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia kufitare raporton se ka shtuar kontrollet përgjatë kufirit me Greqinë, në zonën e Devollit, ku kohët e fundit janë shtuar emigrantët që vijnë nga vendet e lindjes.
Vetëm në dy muajt e fundit raportohet se janë ndaluar më tepër se 70 emigrantë të paligjshëm, që vijnë nga Greqia nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Emigrantët janë kryesisht nga vende si Iraku e Siria, një pjesë e të cilëve kanë kërkuar azil në vendin tonë, ndërsa të tjerë janë rikthyer sërish në Greqi.
Policia kufitare raporton se emigrantët e ardhur kryesisht nga Lindja, përdorin territorin shqiptar si tranzit për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Top Channel