Banorët e fshatit Ferras në Fier nuk i kanë marrë ende paratë për dëmet e shkaktuara 5 muaj më parë nga dy përmbytjet e Vjosës.
Ndonëse Komisioni i Vlerësimit të dëmeve ka rreth 3 muaj që ka përfunduar punën, dëmshpërblimet nuk janë shpërndarë.
Dëmet më të mëdha janë në banesa, orendi shtëpiake, toka dhe prodhime bujqësore. Disa prej banorëve të përmbytur e kanë humbur shpresën se mund të dëmshpërblehen, pasi nuk kanë marrë ende një pjesë të dëmshpërblimit të përmbytjes së vitit 2015.
Shtëpitë e fshatit Ferras u dëmtuan nga përmbytjet e muajve dhjetor dhe shkurt. Banorët shpresojnë se një ditë do të dëmshpërblehen, pasi me të ardhurat që kanë nuk mund të përballojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e shpeshta.
Top Channel