Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri jashtë ambienteve të një lokali në Sarandë.
“Më datë 02.06.2018, rreth orës 03:10, në lagjen ”Nr.1”, jashtë ambienteve të një lokali është plagosur në shpatull me armë zjarri, (me një plumb rikoshetë) shtetasi A.R., 31 vjeç, banues në Konispol, (aktualisht jashtë rrezikut për jetën)”, njofton policia e Sarandës.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW i cili dyshohet se mund të jetë i autorit. “Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, vijon policia.
Top Channel