Miqësoret me Bjellorusinë, Bushi thërret emra të tjerë në grumbullim

02/06/2018 01:37

Shqipëria U-21 po vijon përgatitjet në kuadër të dy takimeve miqësore me Bjellorusinë, që do të luhen më datat 5 dhe 8 Qershor.

Për rrethana të ndryshme, përfshi edhe dëmtimet, trajneri Alban Bushi ka bërë modifikime në listën e të grumbulluarve, krahasuar me atë të publikuar para ndeshjes me Bosnjën.

kështu kapiteni Keidi Bare ka lënë grumbullimin për shkak të një dëmtimi, ndërsa trajneri i Shpresave ka thirrur në vendin e tij mesfushorin e Vllaznisë, Eraldo Çinarin.

“Për dy takimet e radhës miqësore kam vendosur që për arsye të ndryshme të thërras e të provoj elementë të tjerë. Kështu, futbollisti Keidi Bare largohet për 2 ndeshjet miqësore në program dhe në vendin e tij është thërritur Çinari. Bare është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk mund të rrinte më. Rëndësia e këtyre ndeshjeve është të shikojmë ndonjë element të vlefshëm për sezonin tjetër. Besoj se i fituam dy-tre lojtarë shumë cilësorë”, deklaroi trajneri Bushi.

Ja lista e plotë e Shqipërisë U-21 për dy sfidat ndaj Bjellorusisë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA