Lajmet kryesore të ditës, 02/06/2018 – Ora 16:00

02/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

ARTA MARKU, JO MË E PËRKOHSHME
Pavarësisht premtimit se Arta Marku do qëndronte për pak koheë si prokurore e pergjithshme e perkohshme, zonja Marku ka hyrë në muajin e 6 te mbajtjes së detyrës dhe jo ka shpallur strategjinë 2 vjeçare

RRUGA E KOMBIT, TAKSA NIS JAVËN TJETËR
Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit. Top Channel mëson se në javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit

LIBERALIZOHET KONTROLLI I MJETEVE
Shërbimi i kontrollit fizik të automjeteve do të liberalizohet brenda verës. Ministria e infrastruktures i ka hapur rrugë sektorit privat që të realizojë këtë shërbim

BETOHET KRYEMINISTRI I RI SPANJOLL
Kreu i Partisë Socialiste spanjolle, Pedro Sanchez bëri betimin si kryeministër i ri i vendit, një ditë pasi mocioni i tij i mosbesimit rrëzoi konservatorin Mariano Rajoy

STRAKOSHA, I RIU MË I MIRË NË EVROPË
Tomas Strakosha u përzgjodh si talenti më i mirë sezonal në rolin e tij. Portieri që shkëlqeu në Serinë A Lacion, mori vlerësimin e “Talent Radar”, që renditi aftësitë individuale në Ligat Kryesore kontinentale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA