Albert Veliu, i quajtur ndryshe edhe “babalja”, është duke pritur procedurat për azilin politik që ka kërkuar në Kosovë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi tha se Kosova është e detyruar të kryejë të gjitha procedurat.
“Do të ndiqen të gjitha procedurat. Kosova është e detyruar të respektojë Konventën europiane të të Drejtave të Njeriut dhe aktet që lidhen me këtë konventë, ndaj janë duke u kryer të gjitha procedurat që shteti i Kosovës i ka për detyrim t’i bëjë”, tha Bejtush Gashi, ministër i Brendshëm i Kosovës.
Albert Veliu u ndalua nga Policia e Kosovës së bashku me të birin, ndërsa po largohej në drejtim të një vendi të Bashkimit Europian për të kërkuar azil.
Ai është dëshmitar kyç në çështjen e hapur ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë.
I shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Gashi ka vizituar pikën kufitare të Morinës dhe Shishtavecin lidhur me fluksin e kalimeve në fundjavë dhe mbarëvajtjen e punës në kufi.
Top Channel