200 motoristë italianë të “Vespa Club Bari” pushtuan për rreth 2 orë qendrën dhe lagjet historike të Gjirokastrës.
Klubi me një histori të gjatë në Itali ka një numër të madh anëtarësh të apasionuar pas Vespës dhe ne Gjirokastër motoristët ndaluan pas një turi që përshkoi disa qytete të Shqipërisë.
Njëri prej organizatorëve të “Vespa Club Bari” tha se Vespa ka adhuruesit më të mëdhenj në botë italianët dhe se Klubi ndërmerr shpesh udhëtime me qëllim2 njohjen e vendeve të ndryshme të botës.
“Ndihemi të lumtur dhe njëkohësisht të befasuar. Të gjithë besojmë se e kemi njohur pak ose fare Shqipërinë. Tani do të rikthehemi për pushime në bregdet bashkë me familjet. Mësuam kaq shumë gjëra për vendin por mbi të gjitha na bëri përshtypje mikpritja”, shprehet një prej organizatorëve.
“Vespa Club Bari” e vizitoi Shqipërinë në edicionin e saj të 14-të të manifestimit “Turi i Tre Deteve” që përkoi edhe me Javën Ndërkombëtare të kulturës italiane.
Top Channel