Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e quajti mashtrimin e radhës të kryeministrit, ku premtoi vende të reja pune.

“Përkundrejt mashtrimit publik të pacipë të Kryeministrit ka disa shifra të vërteta, të palëvizshme të cilat nuk mund të diskutohen dhe të komentohen, përveçse të reflektohet thellë dhe me shumë përgjegjësi. Së pari janë mbi 1 milionë shqiptarë në tre vitet e fundit që aplikojnë për llotari amerikane. Për fat të keq ndër këta shqiptarë ndodhet e gjithë Shqipëria, shqiptarët të papunë, shqiptarë mijëra të rinj, shumë shqiptarë të cilët edhe pse kanë një vend të caktuar pune kanë humbur shpresën te një vend, i cili i inkriminuar nga trafiqet është një vend i zymtë dhe i pajetueshëm, dhe për këtë shkak ata aplikojnë me qindra mijëra. Eurobarometri i tij konfirmon që 50% e shqiptarëve duan të lënë vendin. Arsyet kryesore të këtij emigracioni masiv janë besimi i pamjaftueshëm, e thonë institucionet ndërkombëtare jo opozita shqiptare, ndaj qeverisë vendase dhe shpresës se kushtet ekonomike do të përmirësohen në të ardhmen”, tha Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA