Presidenti Ilir Meta ka pritur në kopshtin e Presidencës disa fëmijë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ata i dorëzuan kreut të shtetit një peticion të quajtur “Jepni llogari për fëmijët”.
“Këtë peticion do ta lexoj me mjaft vëmendje dhe besoj se dhe raporti i fundit për vitin 2018 i “Save the Children” është një kambanë alarmi për të gjithë ne, institucionet shtetërore, shoqërinë civile në vendin tonë, mediat dhe familjet shqiptare që t’i adresojmë këto problematika mjaft serioze. Të gjithë së bashku duke i njohur këto probleme, jo duke i fshehur apo anashkaluar, me përgjegjshmëri të angazhohemi dhe t’i vendosim në rrugën e një përmirësimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, tha kreu i shtetit.
Më pas shoqëria civile vijoi me një marshim për të drejtat e fëmijëve.
Top Channel