Policia e përgënjeshtroi, PD: Operacion klandestin përgjimi i Bashës

01/06/2018 13:44

Por teksa Policia e Shtetit doli me një deklaratë duke përgënjeshtruar se po survejon kryetarin e PD-së, dhe familjen e tij, Edmond Spaho e quan një operacion klandestin përgjimin e Bashës.

“Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që që denoncojnë krimin dhe drogën.

Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë”, tha Edmond Spaho.

Ai tha se sot, është më e domosdoshme se kurrë që “Reforma në Drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA