Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
BIZNESET E REJA. 2017, RRITJA MË E ULËT NË DEKADË
2017-a shënoi rritjen më të ulët të bizneseve të reja gjatë një dekade. Po të njëjtin vit, 23 mijë sipërmarrje u mbyllën nga vështirësia financiare dhe pamundësia për të shlyer detyrimet.
BANORËT E KAMZËS NË PROTESTË: NDALNI FABRIKËN
Banorët e Kamzës protestojnë prej disa ditësh për një fabrikë të përpunimit të aluminit. Ata thonë se fabrika ngjitur me banesat e tyre shkarkon sasi të mëdha tymi helmues në ajër.
GJOBITEN DREJTUESIT E PAPËRGJEGJSHËM
Shoferët e papërgjegjshëm në kryeqytet rrezikojnë edhe këmbësorët teksa ecin mbi vizat e bardha. Për këtë, brenda 72 orëve policia rrugore gjobiti 167 drejtues me shkelje.
QEVERIA E RE MES DYSHIMESH DHE ENTUZIAZMIT
Parisi dhe Berlini zyrtar nuk reaguan me entuziazëm për qeverinë e re italiane, por si në Francë, ashtu edhe në Gjermani populistët e festuan. Carlo Cottarelli, i druhet mbajtjes së premtimeve.
NDESHJA ME UKRAINËN LUHET TË DIELËN
Konfirmohet miqësorja e kombëtares tonë me Ukrainën pas dyshimeve për sigurinë. Trajneri Panucci i rikthehet edhe nje herë lojtarëve të mëparshëm pas lojës së dobët kundër Kosovës.
Top Channel