Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
BASHA NUK SURVEJOHET. POLICIA: SPEKULIM MEDIATIK
Lulzim Basha nuk po përgjohet. Policia e Shtetit thekson se as kreu demokrat dhe asnjë pjesëtar i familjes së tij nuk janë subjekt i vëzhgimit policor. Rama akuzon PD për shpifje.
TIRANË-DURRËS, MAKTHI I FUNDJAVËS
Amortizimi i aksit Tiranë-Durrës bëhet shkak i trafikut të rënduar, sidomos në fundjavë, kur fluksi i automjeteve shtohet dhe aksidentet nuk mungojnë. Rrugët alternative gjithashtu janë pa standarde.
STREHIMI SOCIAL, SHOQATAT: ANTIKUSHTETUES
Shoqatat e biznesit janë kunder ligjit që i detyron të japin tre përqind të sipërfaqes së objekteve të reja për stehim. Ky detyrim thonë ata është antikushtetues dhe barra u kalon qytetarëve.
ERMAL META: JAM SHQIPTAR
Pak orë para koncertit në sheshin Skënderbej, Ermal Meta theksoi se është shqiptar. Në krijimtarinë e tij ka edhe këngë në gjuhën shqipe pavarësisht se e gjen të vështirë.
“MILAN, JASHTË EUROPA LEAGUE!”
“New York Times” shkruan se skuadra e Milan nuk do të jetë sezonin e ardhshëm në Europa League. Vendimi zyrtar merret më 15 qershor dhe veç kësaj, nga Fair Play financiar kuqezinjtë rrezikojnë minimumi një gjobë të majme.
Top Channel