Do blinte shtëpi në Shqipëri, policia amerikane i sekuestron 58 mijë $

01/06/2018 12:04

Një 64-vjeçar shqiptar ka paditur Rojet Kufitare në SHBA pasi një prej efektivëve i ka marrë gjatë një kontrolli në aeroportin e Ohajo shumën prej 58 mijë dollarësh, teksa ai ishte nisur për të udhëtuar drejt Shqipërisë.

Autoritetet pretendojnë se sekuestrimi i parave është bërë përmes një procesi të quajtur konfiskimi i pasurisë civile, një teknikë ligjore që i lejon ato të sekuestrojnë para apo prona nga njerëz që nuk janë dënuar dhe nuk janë akuzuar ndonjëherë.

Në mbrojtje të vendimit të saj, autoritetet amerikane pretendojnë se 64-vjeçari Rustem Kazazi është i lidhur me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Por shqiptari i ka hedhur poshtë këto pretendime duke shtuar se agjencia po shkel ligjin federal pa ngritur ndonjë akuzë apo ankesë zyrtare ndaj tij.

Kazazi është një ish-efektiv policie në Shqipëri, i cili ka emigruar në SHBA bashkë me familjen në vitin 2005-s përmes lotarisë amerikane, e në vitin e 2010 ata kanë fituar nënshtetësinë amerikane.

Shuma e parave që i janë sekustruar janë kursimet e 12 viteve punë në SHBA, të tijat, të bashkëshortes së tij Lejla dhe djalit, Erald, i cili ka përfunduar studimet në inxhinieri Kimike në Cleveland të SHBA.

64-vjeçari ka deklaruar se me shumën e kesh të parave do të blinte një shtëpi pushimesh në Shqipëri.

Në një intervistë për Washington Post, ai ka deklaruar se ka qenë më i sigurt duke i pasur me vete shumën e parave se sa duke i transferuar ato përmes bankës.

“Krimi në Shqipëri është shumë i keq se sa këtu. Persona të tjerë që kanë bërë tërheqje të shumave të mëdha nga bankat në Shqipëri u janë grabitur paratë. E gjithashtu kursi i këmbimit dhe komisionet janë shumë të kushtueshme”, ka deklaruar 64-vjeçari Rustem Kazazi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA