Brawn kërkon lirinë, është dënuar për abuzim seksual me fëmijët

01/06/2018 14:52

Pas 12 vitresh burgimi, skocezi David Brawn, i dënuari me 20 vite burgim për abuzime seksuale me të mitur, pretendon lirinë. Por seanca e planifikuar për të shqyrtuar këtë kërkesë nuk u zhvillua pasi çuditërisht mungoi avokatja e Brawnit, ndërkohë që përfaqësuesi i prokurorisë dhe i burgut 302, ishin paraqitur.

Ish administratori i fondacionit “Fëmijët e tij”, kërkon të lirohet pasi pretendon se ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit të dhënë, përfshirë këtu edhe uljet që bëhen çdo vit për sjellje të mirë. David Brawn u shpall fajtor në bazë të dëshmisë se dy minoreneve në atë kohe, 7 dhe 11 vjeç të cilët pohuan abuzimet seksuale të Brawnit në qendrën ku i mbante. Dhe si për ironi të fatit, seanca ku pritej të vendosej lirimi ose jo i të dënuarit për pedofili qëlloi të ishte në datën 1 qershor, ditën e fëmijëve. Vete Brawn nuk e ka pranuar asnjëherë abuzimin e minoreneve.

Madje vitin e kaluar gjykata refuzoi të rihapte procesin ndaj tij, pasi dy minorenet, tashmë në moshë madhore deklaruan se nuk ishin të vërteta dëshmitë që kishin dhënë atëhere ndaj Brawnit. Gjithsesi, pritet që gjykata e Tiranës do ta vlerësojë kërkesën e Brawnit në datës 18 qershor. Nëse rifiton lirinë me kusht, Brawn do të dëbohet menjëherë nga Shqipëria, pasi ky është një nga dënimet plotësuese që mori përveç heqjes së lirisë për 20 vite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA