“Zero kanabis të kultivuar”, Policia e Shtetit: 70 mijë kontrolle për 5 muaj

31/05/2018 13:58
Foto Arkiv

Nga kontrollet ajrore të kryera nga policia e Shtetit vetëm për një muaj nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike, ndërkohë që nga janari deri në maj janë konstatuar 23 parcela me 2579 bimë.

“Rastet e konstatuara janë 23 parcela me 2579 bimë. Për krahasim me 2017 kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis janë 21.500 bimë më pak të kultivuara. Policia ka zhvilluar 70 mijë kontrolle dhe rikontrolle që janë monitoruar nga drejtuesit e lartë të policisë së Shtetit dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme”, tha Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë.

Ndërkohë kontrollet ajrore do të vijojnë deri në vjeshtë duke zgjatur dhe periudhën e kontrollit.

“Këtë vit për një kontroll më të plotë ka nisur më herët kontrolli ajror nga Guardia di Finanza. Janë kryer 29 fluturime që nga prilli dhe nuk është konstatuar bimë e kultivuar. Monitorimet do vijojnë deri në vjeshtë duke zgjatur periudhën e kontrollit”, vijon Loka.

Nga janari janë arrestuar 13 persona, dhe në ndjekje penale 4 administratorë të njësive administrative dhe inspektorë të shërbimit pyjor për shpërdorim detyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA